UEFA mund t’a krijojë një garë tjetër

Shtëpia më e madhe e futbollit europian është duke e menduar krijimin e edhe një gare të tretë për klubet.

Sport

16/09/2015 16:44

Përveç Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës, UEFA është duke e menduar edhe krijimin e një gare të tretë europiane, për klubet që nuk arrijnë të kualifikohen në Europa Ligë.

Në një mbledhje të mbajtur të mërkurën, 54 anëtarët e UEFA-së e diskutuan këtë mundësi.

“Do t’u jepte mundësi klubeve të cilat kurrë nuk arrijnë në fazat finale”, ka thënë Vlodymyr Genison, drejtor ekzekutiv i Federatës së Ukrainës.

“Është më shumë për të marrë pjesë se sa për të fituar para”.