UEFA me sqarim për golin e anuluar të Ajaxit

Goli i anuluar i Ajaxit në humbjen 1:2 nga Real Madrid në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve ka ngjallë shumë reagime.

Sport

14/02/2019 07:56

Ajax pas dominimit të pjesës së parë me disa raste të krijuara, arriti që në minutën e 38’ të shënonte për 1:0, por goli i shënuar nga Nicolo Taglifico është anuluar nga gjyqtari, i cili pasi pa pamjet në VAR, konstatoi se lojtari i tjetër i Ajaxit, Dusan Tadic ndodhej në pozitë jashtë loje.

Kjo situatë ka shtyrë faqen zyrtare të Ligës së Kampionëve për të sqaruar vendimin e gjyqtarit për anulimit të atij goli.

“VAR në LK: Në minutën e 38’ të ndeshjes së parë Ajax – Real Madrid, goli i Nicolas Taglifico u anulua pas një rishikimi të VAR. Gjyqtari identifikoi se shoku i skuadrës së Taglifico, Dusan Tadic, ishte në pozitë jashtë loje dhe pengoi portierin”, thuhet në sqarimin e UEFA-s, përcjell ‘lajmi.net’.

“Duke e penguar atë që të luante ose të luante me topin, derisa goli me kokë u shënua. Kjo ishte në përputhje me protokollin e VAR, dhe vendimi për të anuluar golin ishte i rregullt”./Lajmi.net/