UEFA, lajm i madh për Kosovën (FOTO)

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ka pritur një delegacion nga UEFA.

Sport

20/09/2016 12:56

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri bashkë me nënkryetarin Agim Ademi, sot u takuan me delegacionin e UEFA-s për çështje të gjyqtarëve, Christopher Wilal, Vlado Shajin dhe Alan Souddy si dhe Jacques Bondallaz, nga zyra ligjore për çështje sportive në UEFA.

Në takim ishin edhe kryetari i Komisionit të gjyqtarëve Përpraim Hasani, sekretari i Komisionit Adem Çollakaj dhe zyrtari përgjegjës për marrëdhënie për çyshtje të gjyqtarëve Visar Kastrati.

”Ju falënderojë për mbështetje dhe ne si federatë e re në pranim sepse ne ekzistojmë shumë gjatë, kemi nevojë për mbështetjen tuaj dhe besojë se do të na ndihmoni që sa më mirë e më lehtë ta kalojmë këtë tranzicion. Ju lutem ndjehuni si në shtëpinë tuaj”, ka thënë Vokrri.

Nga delegacioni i UEFA-s, fjalën e mori Christopher Wilal, i cili duke falënderuar për mikpritje tha se këtu jemi për çështje të gjyqtarëve dhe të marrim sa më shumë informata për gjendjen e gjyqtarëve dhe kur të kemi një pasqyrë reale do të fillojmë punën dhe mbështetjen tonë dhe ju do të jeni pjesë e Konventës së gjyqtarëve.

Ndërsa, Jacques Bondallaz tha se “vërtet po ndihem si në shtëpinë time sepse kam previlegje dhe jam i gëzuar për dy arsye, jam edhe njeriu që kam qenë përgjegjës për aplikacionin tuaj dhe mund të ju them se e kishim shumë të vështirë sidomos në Budapest, por ne i kaluam këto sfida dhe unë urojë që të keni shumë suksese”, përfundoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.