UEFA: Kosova nuk mund të luajë kundër këtyre dy kombëtareve

Përfaqësuesja e Kosovës dhe gjithë përfaqësueset tjera të Evropës më 2 dhjetor të këtij viti do të mësojnë kundërshtarët e kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Sport

19/10/2018 09:25

Më 2 dhjetor, UEFA në Dublin të Irlandës do të bëjë tërheqjen e shortit për fazën e grupore kualifikuese për ‘EURO 2020’, që do të organizohet në dhjetë shtete.

Kosova në fazën grupore shkaku i marrëdhënieve politike nuk mund të luajë kundër dy shteteve, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Këtë UEFA fillimisht e ka bërë të ditur pas pranimit të Kosovës në këtë federatë në vitin 2016, por mediet e rajonit shkruajnë se shtëpia më e madhe e futbollit ka ripotencuar këtë fakt.

Shkaku i marrëdhënieve politike, mes vete nuk mund të luajnë as Armenia me Azerbajxhanin, Gjibraltari me Spanjën, Ukraina me Rusinë./Lajmi.net/