Uefa konfirmon: Suarez nuk do dënohet për kafshimin

Uefa sapo ka konfirmuar në mënyrë zyrtare se nuk do të merr ndonjë aksion për të dënuar sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez i cili ka tentuar ta kafshojë dorën e Demichelisit gjatë takimit të djeshëm kundër Manchester Cityt.

Sport

25/02/2015 16:50

Uefa sapo ka konfirmuar se nuk do të merr ndonjë aksion te Suarezi, edhe pse ai ka tentuar të kafshojë Demichelisin gjatë takimit të djeshëm kundër Manchester Cityt.

“Asgjë nuk është përmendur në këto raporte, dhe asnjë aksion nuk do të mirret në drejtim të Suarezin”, ka konfirmuar një zyrtar i Uefa-s.

Përndryshe, Suarez është dënuar për katër muaj moslojë gjatë vitit të kaluar, për shkak të kafshimit që i ka bërë Chiellinit në ndeshjen e Kupës së Botës kundër Italisë.