UEFA konfirmon kartonin e kuq

Një zëdhënës i UEFA-së ka bërë të ditur se Komisioni Disiplinir nuk do të anulojë kartonin e kuq të sulmuesit të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, në ndeshjen kundër Chelseas.

Sport

12/03/2015 21:30

Një zëdhënës i UEFA-së ka bërë të ditur se Komisioni Disiplinor nuk do të anulojë përjashtimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, në duelin kundër Chelseas në Ligën e Kampionëve.

“Nuk ka asnjë shans”, deklaroi ai për “Sky Sports”.

Ibrahimovic u ndëshkua me karton të kuq pas një përplasje me mesfushorin Oscar.

Mirëpo, shumëkush përfshirë menaxherin e Chelseas, Jose Mourinho, kanë theksuar se sulmuesi suedez nuk e meritoi përjashtimin.