UEFA: Kjo është skuadra më e vlefshme sot në botë

Manchester City është skuadra më vlerën më të madhe sot në botë.

Sport

18/01/2019 10:04

Futbolli botëror sot ka një tjetër skuadër që kryeson në aspektin e vlerës.

Manchester City ka tejkaluar Real Madridin si skuadra më e shtrenjtë në futbollin botëror.

Vlera e kampionëve të Premierligës është 705 milionë funte, duke lënë pas kampionët e Evropës, Real Madridin, që vlerësohen 696 milionë funte.

Këto të dhëna janë zbuluar nga një raport zyrtar i UEFA-s, që është një studim që shqyrton financat, çmimet e biletave, fitimet dhe qarkullimin, përcjell ‘lajmi.net’.

Skuadra e Manchester United është skuadra e tretë më e shtrenjtë , ndërsa në vendin e katërt renditet Chelsea./Lajmi.net/