UEFA: Ja formacioni i javës në Champions (Foto)

UEFA ka publikuar formacionin e javës pas xhiros së katërt të ndeshjeve në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

06/11/2014 18:00

UEFA ka publikuar formacionin e javës pas përfundimit të xhiros së katër të ndeshjeve në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Portieri i Mariborit, Jasmin Handanovic është shpërblyer pas pritjes së penalltisë së mesfushorit të Chelseas, Eden Hazard në barazimin 1:1, Darijo Srna nga Shakhtar Donetsk, Vasili Berezutski nga CSKA Moska, Maicon nga Porto dhe Jefferson nga Sporting e kompletojnë mbrojtjen.

Kurse, në mesfushë gjendet treshja, Koke nga Atletico Madrid, Andrea Pirlo i Juventusit dhe Son Heung-Min nga Bayer Leverkusen.

Reparti ofanziv kompletohet nga ylli i Barcelonës, Lionel Messi, heroi i Shakhtar Donetskut, Luiz Adriano dhe i shumëkërkuari i Borussia Dortmundit, Marco Reus.