UEFA i përgjigjet Neymarit, vendos nëse Barcelona do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve

“Mundo Deportivo” raporton se kërkesa e sulmuesit të Paris Saint-Germain është hedhur poshtë nga UEFA.

Sport

07/10/2017 14:32

Neymar ka marrë përgjigje negative nga UEFA në lidhje me kërkesën e tij për përjashtimin e Barcelonës nga Liga e Kampionëve.

“Mundo Deportivo” raporton se kërkesa e sulmuesit të Paris Saint-Germain është hedhur poshtë nga UEFA.

Neymar kërkoi ndëshkimin e ish skuadrës së tij për shkak të mos realizimit të një pagese prej 26 milionë euro nga klubi italian, pas shitjes së tij në Paris Saint-Germain, përcjell ‘lajmi.net’.

Barcelona do të mbetet pjesë e garës elite të klubeve evropiane. /Lajmi.net/