UEFA i ‘fshin’ kartonat në finalen e Championsit

UEFA ka vendosur t’i ‘fshijë’ kartonët e verdhë në gjysmëfinale dhe finale të Ligës së Kampionëve, nëse futbollistët janë ndëshkuar paraprakisht.

Sport

18/07/2014 18:52

UEFA është bërë e mëshirshme, duke ua dhënë rastin futbollistëve të suspenduar për gjysmëfinale dhe finale të Ligës së Kampionëve dhe Europa League, ta kenë mundësinë të luajnë në këto faza.

Më saktësisht, nëse futbollistët ndëshkohen me kartonë në fazën e grupeve, të tetën e finales dhe çerekfinale, nga gjysmëfinalja atyre do t’ju fshihen kartonët.

Xabi Alonso i Real Madridit ishte ‘viktima’ e fundit, i cili mungoi në finale me Atletico Madridin, pasi kishte marrë tre kartonë.

Më parë, edhe lojtarë të njohur si Pavel Nedved, Roy Keane, Paul Scholes, Branislav Ivanovic, Ramires, Raul Meirelese, David Alaba, Holger Badstuber, Luis  Gustavo, etj, kishin munguar në finale të ndryshme për shkak të kartonëve.