UEFA heton 9 klube për ‘Fair-Play’ financiar

UEFA është duke i hetuar 9 klube, të cila nuk e kanë respektuar ‘Fair-Play’ financiar. Shtëpia e futbollit evropian ka kërcënuar se mund t’i bëjë publik emrat e tyre, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje.

Sport

13/05/2014 20:15

“Është një procedurë mjaft e qartë: janë nëntë klube, objekt i hetimeve. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, do ta komunikojmë këtë lajm”.

Kështu ka deklaruar sekretari gjeneral i UEFA-s, Gianni Infantino, sa i përket ‘Fair-Play’ financiar, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të këtij shtëpisë së futbollit evropian në Torino.

UEFA ka qenë gjithmonë e ashpër dhe kundër ekipeve që kanë shpenzuar shumë para, ndërkohë që nuk kanë shitur lojtarë me çmime të larta.

Qeveria e futbollit evropian synon ta bëjë një baraspeshë dhe një nivelizim në mes të klubeve, duke mos lejuar shpenzime marramendëse të parave nga ana e klubeve me pronarë të pasur.