UEFA heton 13 klube

UEFA ka bërë të ditur se 13 klube, në mesin e tyre edhe gjigantë evropianë, janë nën hetime për parregullsi financiare gjatë edicionit 2012-2-13.

Sport

05/12/2014 18:15

UEFA ka publikuar emrat e klubeve që janë nën hetime për parregullsi financiare gjatë sezonit 2012-2013.

Në mesin e tyre janë skuadra të mëdha si Roma, Inter e Liverpool, së bashku me Monacon.

Lista kompletohet nga Besiktas, Krasnodar, Sparta Pragë, Hull City, Olympique Lyon, Sporting Lisbon, Panathinaikos, Ruch Chorzow dhe Wolfsburg.

Gjatë edicionit të kaluar UEFA dënoi Paris Saint-Germainin dhe Manchester Cityn për shkelje të rregullave të Fair-Playt Financiar.