UEFA “godet” Ronaldon

UEFA e injoroi yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo në formacionin e javës edhe pse portugezi realizoi dy gola dhe dy asistime në fitoren 4:3 në udhëtim te Shakhtar Donetsk.

Sport

27/11/2015 10:34

Cristiano Ronaldo realizoi dy gola dhe dy asistime në fitoren e Real Madridit në udhëtim te Shakhtar Donetsk, në Ligën e Kampionëve.

Por, as kjo nuk i mjaftoi portugezit që të hyjë në formacionin e javës nga UEFA, përcjell “Lajmi.net”.

Në Spanjë habiten me mungesën e tij, por edhe me atë të sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarez, që shënoi dy gola në fitoren ndaj Romës me rezultat 6:1.