UEFA gjobit Leverkusenin

Bayer Leverkusen është gjobitur nga UEFA më 10 mijë euro për shkak të një pankarte të shfaqur nga tifozët gjatë ndeshjes kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sport

27/02/2015 20:16

Bayer Leverkuse e mposhti Atletico Madridin me rezultat 1:0 në dueline tyre të parë në kuadër të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Por, skuadra gjermane ia pa sherrin një pankarte të shfaqur nga tifozët e saj që ofendoi përkrahësit e skuadrës madrilene.

“Lanzadores de botella, asesino, hijos de puta, Frente”; shkruant në të duke ofenduar grupin Frente Atletico, që janë më të zjarrtit nga skuadra spanjolle.

Kjo i ka kushtuar Leverkusenit megjjobë prej 10 mijë eurosh.