UEFA fillon hetimet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve (FOTO)

UEFA ka një lajm të keq për Celticun.

Sport

13/09/2017 13:34

UEFA ka nisur procedurë disiplinore kundër Celticut pas hyrjes në fushë nga një tifoz gjatë ndeshjes kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Tifozi shkeli fushën në Parkhead në fund të pjesës së parë të ballafaqimit duke shkuar drejt sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, përcjell “lajmi.net”.

Celtic pësoi disfatë me rezultat të thellë 5:0 kurse tani mund të pësojë edhe një dënim nga UEFA pas lëshimit në çështjet e sigurisë për ndeshje. /Lajmi.net/