UEFA – FIFA, goditje për Kosovën

Kosova nuk do të jetë temë diskutii në Kongresin e jashtëzakonshëm të FIFA-s e UEFA-s.

Sport

24/02/2016 10:44

Kosova nuk është në agjendën e UEFA-s e FIFA-s. Këto dyja do ta mbajnë Kongresin e jashtëzakonshëm, e para më 25 e e dyta më 26 shkurt.

Futbolli kosovar po pret me dekada që të pranohet në këto dy institucione, por pa sukses, shkruan Zëri.

Prandaj, Federata e Futbollit duhet të presë, ndoshta deri në muajin maj, për t’u pranuar në UEFA dhe FIFA.

Krerët e FFK-së kanë shkuar në Zvicër, për t’i ndjekur këto dy Kongrese, por duket se edhe këtë radhë do të kthehen pa sukses.