UEFA e FIFA tregojnë nëse flamuri i Shqipërisë është i ndaluar në ndeshjet e Kosovës

Debati rreth flamurit kombëtar në ndeshjet e Kosovës ka qenë temë në javët e fundit.

Sport

12/10/2016 15:54

UEFA e FIFA nuk kanë dhënë asnjë urdhër që flamuri i Shqipërisë të mos jetë prezent në tribuna gjatë ndeshjeve të Kosovës.

Kështu së paku thotë aktori Kushtim Sheremeti, pas një takimi sipas tij me delegatë të FIFA-së e UEFA-së, pas ndeshjes së Kombëtares shqiptare kundër Spanjës, përcjell “Lajmi.net”.

“Ne Shkodër, te hotel Tradita, ishin te vendosur një numër i madh i delegateve te FIFA-s dhe UEFA-s te cilët kishin qene aty për të përcjellë ndeshjet e djemve tanë kundër Kroacisë dhe Spanjës… Pas ndeshjes me Spanjën qëndrova me ta deri vone duke diskutuar. Ishte një Gjerman, një Zviceran, një Austriak dhe një Holandez!

Nder temat tjera diskutuam edhe për ndalimin e flamurit shqiptar prej UEFA dhe FIFA kur luan Kosova.

Përpos qe qeshën me këtë pyetje që unë dhe Butrint-i ja u bëmë, than se nuk ka asnjë rregull te tille në FIFA e UEFA dhe s’ka shanse qe FIFA apo UEFA kanë kërkuar një gjë te tille! #SaPerInformate”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Drejtues të Federatës së Futbollit të Kosovës, përfshirë presidentin Fadil Vokrri dhe selektorin Albert Bunjaki kishin deklaruar vazhdimisht se kanë marrë urdhër se flamuri kuq e zi është i ndaluar në duelet e Kosovës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.