UEFA e dënon Chelsean me dy vite?

Chelsea ka marr një lajm të tmerrshëm.

Merkato

14/11/2018 12:58

Chelsea mund të dënohet nga UEFA me dy vite mos-transferim të lojtarëve.

Sipas ‘Football Leaks’, skuadra londineze ka bërë 19 transferime ndër vite, ndërsa 14 prej tyre ishin nën moshën 18 vjeçare, përcjell “lajmi.net”.

Nëse UEFA gjen fakte në lidhje me këtë, atëherë Chelsea mund të dënohet deri në dy vite apo katër afate të transferimeve.

Skuadra londineze ka tashmë 38 lojtarë në huazim në klube të ndryshme, por që ata nuk kanë treguar moshën e 14 lojtarëve që i kishin transferuar.

UEFA është e detyruar që të bëjë një hetim më të detajuar, pas raportimeve që kanë dal nga ‘Football Leaks’. /Lajmi.net/