UEFA do të dënojë edhe Shqipërinë

Mediat lokale në Beograd janë duke bërë një presion të madh te UEFA, e cila pritet gjithashtu të dënojë edhe Shqipërinë pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e djeshme.

Sport

15/10/2014 19:09

Serbia dhe Shqipëria pritet të përballen me sanksione nga UEFA, e cila ka hapur hetimet për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së djeshme. Vendimi zyrtar do të mirret me datën 23 tetor.

Serbia pritet të marrë një mini-dënim, pasi në 1 prej ndeshjeve të ardhshme, ajo do të luajë me dyer të mbyllura, ndërsa Shqipëria mund të përballet me sanksione për pjesëmarrje dhe shkaktare e problemeve.

Mediat e Beogradit janë duke bërë një presion të madh, duke pohuar se flamuri që fluturoi mbi stadium, ishte i dirigjuar nga vëllai i Edi Ramës, i cili ishte në tribunën VIP.

Përndryshe, Michel Platini dhe Sepp Blatter kanë thënë se ajo që ndodhi dje ishte e pafalashme, duke shtuar se politika nuk duhet të përzihet asesi në futboll, i cili është për qëllim që ti bashkojë njerëzit.