UEFA dënon Realin, s’ka më përforcime

Real Madrid do të dënohet njësoj nga Komisioni Disiplinor i UEFA-së për shkeljen e rregullave në transferimin e disa futbollistëve të rinj.

Sport

27/11/2015 09:37

Komisioni Disiplinor i UEFA-së do ta dënojë Real Madridin për shkeljen e rregullave në transferimin e disa futbollistëve të rinj, sanksion identik me atë që u ballafaqua Barcelona.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se klubi nga Santiago Bernabeu do ta pësojë njësoj sikurse Barcelona, që nuk pati të drejtë të realizojë përforcime në dy afate kalimtare, deri në janarin e vitit 2016, përcjell “Lajmi.net”.

Për disa arsye që ende nuk janë sqaruar, vendimi ende nuk është shqiptuar.