UEFA ‘dënon’ organizimin në stadiumin e ndeshjes Maqedoni – Shqipëri (FOTO)

UEFA ka dënuar Vardarin për organizimin e keq dhe incidentet në stadiumin në Strumnicë, ku do të zhvillohet ndeshja Maqedoni - Shqipëri.

Sport

20/07/2017 16:01

Vardari u takua me Malmon në Strumnicë sepse UEFA deshi ta ruajë fushën Filipi 2 në Shkup për Superkupën e Evropës mes Real Madridit dhe Manchester United.

Por, delegati ka vërëjtur se tifozët e Vardarit kanë hedhur mjete të forta në fushë, kanë bërë thirrje ofenduese dhe kanë përdorur mjeke piroteknike.

Por, Vardari do ta luajë edhe ndeshjen e ardhshme ndaj Copehnagen në Strumnicë – ku është caktuar të zhvillohet dueli mes Maqedonisë dhe Shqipërisë – sepse Filipi 2 do të rezervohet për takimin mes fituesit të Ligës së Kampionëve dhe Europa League. /Lajmi.net/