UEFA cakton stadiumin mikpritës për finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2020

Stadiumi olimpik “Ataturk” në qytetin e Stambollit do të jetë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve për vitin 2020.

Sport

24/05/2018 15:16

UEFA pas një takimi të mbajtur në Kiev të Ukrainës, ka përcaktuar dy stadiumet mikpritëse për finalet e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës për vitin 2020.

Shtëpia më e madhe e futbollit ka përzgjedhur stadiumin ‘Ataturk’ në Stamboll për të organizuar finalen e vitit 2020. Kjo arenë shumë e bukur e futbollit ka kapacitet prej 92 mijë ulëseve, ndërsa është rindërtuar në vitin e kaluar.

Në anën tjetër, finalja e Ligës së Evropës në vitin 2020 do të luhet në Poloni, në stadiumin e qytetit Gdanski, që ka kapacitetet prej 43 mijë ulëseve./Lajmi.net/