UEFA cakton Ligën e Kombeve, ky është grupi i Kosovës

Kosova do të ketë si kundërshtarë pjesën më të madhe të kombëtareve të Ballkanit.

Sport

11/10/2017 12:10

Kosova do të jetë pjesë e Ligës D. Në këtë ligë do të marrin pjesë edhe Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksembyrgu, Kazakistani, Moldavia, Lihtenshtejni, Malta, Andorra, San Marino dhe Gjibraltari.

Sipas renditjes së FIFA-s, Shqipëria do të jetë pjesë e Ligës C, ku do të ketë si kundërshtarë pjesën më të madhe të kombëtareve të Ballkanit.

Liga C do të përbëhet nga tre grupe me nga katër ekipe dhe një grup me tre ekipe.

Shorti për ndarjen në grupe do të hidhet më 24 janar të 2018-s.

Skuadrat që do të jenë pjesë e Ligës C janë: Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, SHQIPËRIA, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania.

ufa1