UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen Ukrainë – Kosovë

UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Ukrainë – Poloni.

Sport

08/10/2016 16:15

Ukraina nesër (e diel) në cilësinë e vendasit do të pres Kosovën në Poloni, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror në kuadër të grupit I, shkruan Lajmi.net.

Holandezi Kevin Blom do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes Ukrainë – Kosovë.

Ai ndanë drejtësinë në elitën e futbollit holandez.

Ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Patrick Langkamp, Bas Van Donge, ndërsa i katërti Pol Van Boekel.

Ndeshja mes Ukrainës dhe Kosovës fillon nga ora 18:00.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.