UEFA cakton datat e ndeshjeve gjysmëfinale në Europa League

Arsenal dhe Atletico Madrid zhvillojnë ndeshjen e parë në Emirates Stadium më 26 prill.

Sport

13/04/2018 12:44

UEFA ka publikuar edhe datat e dy ndeshjeve gjysmëfinale në Europa League.

Arsenal dhe Atletico Madrid zhvillojnë ndeshjen e parë në Emirates Stadium më 26 prill.

Kurse, takimi i kthimit në Madrid do të jetë më 3 maj.

Çifti tjetër, Olympique Marseille – Salzburg do të ndeshen po ashtu në të njëjtat data me ekipin francez si vendas në takimin e parë. /Lajmi.net/