UEFA aksidentalisht ‘zbulon’ fituesin e finales Real Madrid – Liverpool

Në një lëshim teknik në uebfaqen e Federatës Evropiane të Futbollit, Liverpool u paraqit si fitues i Ligës së Kampionëve.

Sport

04/05/2018 12:27

UEFA ka bërë një gabim në uebfaqen zyrtare duke shpallur fituesin e Ligës së Kampionëve ende pa u zhvilluar finalja në Kiev.

Në një lëshim teknik në uebfaqen e Federatës Evropiane të Futbollit, Liverpool u paraqit si fitues i Ligës së Kampionëve.

“Reds” do të ndeshen me Real Madridin në finalen e madhe në Kiev, përcjell “lajmi.net”.

Por, nëse gabimi nga UEFA do të dalë i vërtetë në fushë, mbetet të shihet në finale. /Lajmi.net/