UEFA ​ndryshon orarin e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve

Orari i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve do të ndryshojë nga sezoni 2018/2019.

Sport

19/07/2017 18:15

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka njoftuar se orari i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2018/2019, do të ndryshojë, përcjell lajmi.net.

Për dallim nga edicionet tjera, ku përfshihet edhe ky edicion që po vije, ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë zhvilluar me fillim nga ora 20:45.

Nga sezoni 2018/2019, ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të luhen në dy orare, nga ora 19:00 dhe nga ora 21:00.

Këtë gjë UEFA  e ka bërë për të fituar më shumë nga të drejtat televizive e po ashtu edhe tifozët të kenë mundësi të ndjekin më shumë ndeshje të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/