UEFA ​ndryshon orarin e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve – Lajmi.net
UEFA ​ndryshon orarin e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KampionëveSport 18:15, 19 July 2017
Orari i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve do të ndryshojë nga sezoni 2018/2019.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka njoftuar se orari i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2018/2019, do të ndryshojë, përcjell lajmi.net.

Për dallim nga edicionet tjera, ku përfshihet edhe ky edicion që po vije, ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë zhvilluar me fillim nga ora 20:45.

Nga sezoni 2018/2019, ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të luhen në dy orare, nga ora 19:00 dhe nga ora 21:00.

Këtë gjë UEFA  e ka bërë për të fituar më shumë nga të drejtat televizive e po ashtu edhe tifozët të kenë mundësi të ndjekin më shumë ndeshje të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Liga e Kampionëve, UEFA

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Urban Basketball
  • Play Bubble Trouble
  • Play Zombie Big Trouble