Udinese bllokon Interin

Inter nuk arriti të këndellet pas humbjes në fundjavë nga Atalanta duke barazuar pa gola me Udinesen në Giuseppe Meazza, në ballafaqimin e fundit të xhiros së 30-të në Serie A. Nerazzurrët u munduan t’i kthehen fitores pas disfatës 1:2 në shtëpi nga Atalanta të dielën, por dështuan. Për këtë fajtori më i madh ishte…

Sport

27/03/2014 21:44

Inter nuk arriti të këndellet pas humbjes në fundjavë nga Atalanta duke barazuar pa gola me Udinesen në Giuseppe Meazza, në ballafaqimin e fundit të xhiros së 30-të në Serie A.

Nerazzurrët u munduan t’i kthehen fitores pas disfatës 1:2 në shtëpi nga Atalanta të dielën, por dështuan.

Për këtë fajtori më i madh ishte portieri i Udineses, Simone Scuffet i cili në disa raste intervenoi për mrekulli duke ua mohuar golin vendasve, përfshirë një reagim ndaj një goditje nga mesfushori Esteban Cambiasso – në minutat e fundit – para se mbrojtësi Maurizio Domizzi ta largonte topin nga vija e portës.

Inter barazoi për herë të 12-të në këtë edicion dhe mbetet në pozitën e pestë me 48 pikë. Kurse, Udinese është er 14-ta me 35.