Udhëtonte për herë të parë me aeroplan, ngatërroi derën për emergjenca me atë të tualetit (Foto)

Aeroplani që ishte nisur nga New Delhi për në Patna të Indisë, ka mundur ta ketë një aksident të pazakonte derisa ishte në fluturim.

Auto & Tek

25/09/2018 20:13

Një udhëtar i paemëruar që ishte në fund të viteve të 20-ta, ka dashur ta hapte derën për emergjenca, pasi e kishte ngatërruar me atë të tualetit, transmeton Telegrafi.

“Kur e kanë pyetur se çfarë po bënte, ai ka thënë se i duhet të hyjë urgjentisht në tualet sepse i duhej të vjellë, ndërsa nuk ndalonte së provuari të hapte derë”, ka shpjeguar një zyrtar i GoAir.

Aksident i mundshëm në aeroplanin që fluturonte nëpër Indi

Meqenëse ishte vazhdonte të insistonte, atë e larguan me forcë dhe e dërguan në tualet. Stafi i aeroplanit, kur u njoftuan me rastin, e izoluan derisa të kryhet aterrimi.

Pas ndalimit të paraparë në aeroport, i dyshuari u shoqërua te mbrojtësit e rendit, të cilët e intervistuan për veprimin që bëri.

“Vërehej qartë se nuk ka ditur çfarë po bënte, sepse ishte hera e parë që po fluturonte me aeroplan. Kërkoi falje dhe ndjehej i turpëruar”, është thënë lidhur me udhëtarin, për të cilin nuk do të hapet ndonjë evidencë kriminale.