Udhëtonin me 30 kg kokainë në makinë, arrestohet në Milano çifti shqiptar

Udhëtonin me një makinë Opel të ngarkuar me kokainë, plot 30 kile, të ndara në 28 “bukë”.

Lajme

24/09/2017 16:14

Karabinierët e bërthamës së lëvizshme të Milanos kanë arrestuar një burë dhe një grua, të dy shqiptarë dhe të mosh 37 vjeç, me banim në zonën e Comos.

Arrestimi i tyre ishte i rastësishëm, kur makina e karabinierëve qëndroi përkrah makinës së shqiptarëve, me targa gjermane, para një semafori të kuq.

Sapo pa karabinierët, gruaja u tremb dhe, duke parë reagimin e saj, ushtarakët vendosën të bënin kontroll. Në çantën e gruas u gjetën 1700 euro, të cilat ajo nuk mund t’i justifikonte.

Çifti u shoqërua në kazermën e karabinierëve, ku u zbulua edhe droga në makinë, ç’ka solli arrestimin e tyre.