Udhëtimi në kohë, teletransporti dhe padukshmëria, realitet pas disa viteve

Udhëtimi në kohë, teletransporti dhe padukshmëria janë tre prej gjërave më të preferuara prej shumë kohësh nga shkencëtarët. Por, këto duket se do të bëhen realitet brenda disa viteve.

Auto & Tek

31/10/2014 20:57

Brenda një brezi, këto veçori fanta-shkencore do të mund të jenë realitet, nëse një numër i shkencëtarëve më të mirë të Mbretërisë së Bashkuar janë për t’ju besuar.

Fizikantët nga Kolegji Imperial në Londër dhe Universiteti Glasgout kanë parashikuar se makina që udhëton në kohë mund të jetë e mundur brenda 85 viteve dhe teletransportimi mund të jetë në përdorim si një transport i përshtatshëm nga viti 2080, transmeton Lajmi.net.

Manteli i padukshëm i ngjajshëm me atë në filmin e Herri Poter, mund të jetë në dispozicion brenda 15 viteve, sipas një studimi të kryer nga Big Bang Fair, dhe turizmi në gjithësi tashmë pothuajse është bërë realitet.

Përderisa këto mund të duken gjëra të mëdha – dhe ndoshta të pamundura – hapi i parë në këtë fushë, një prototip i parë i një manteli të padukshëm tashmë ka arritur.

Profesori Chris Phillips, një fizikant në Kolegjin Imperial në Londër, ka thënë: “Një mënyrë për të krijuar një mantel të padukshëm është që të përdorim maskim adaptiv, që përfshin vendosjen e një materiali në mantel që reflekton pamjen prapa të një objekti ose personi dhe duke e projektuar më pas atë në pjesën e përparme për të dhënë iluzionin e zhdukjes”.

Ne nuk jemi shumë larg nga të bërit realitet këtë, pasi që versionet e teknologjisë rudimentare për këtë tashmë janë krijuar, shtoi ai, transmeton Lajmi.net.

Është krejtësisht e mundur që një mantel të tillë të padukshëm si në filmin e Herri Poter ta kemi brenda 10-20 viteve të ardhshme. 

Manteli i padukshëm në filmin e Herri Poter

Teletransporti dhe udhëtimi në kohë do të marrim më shumë kohë për tu bërë realitet, dhe kjo do të jetë e mundur një ditë, tha ai.