Udhëtimi në Aeroportin e Prishtinës shtyhet sërish

Udhëtarët e linjës Prishtinë – Dusseldorf, të cilët kanë qenë duke pritur për të udhëtuar në ora 12:50 ende nuk kanë pasur mundësi që të udhëtojnë.

Lajme

07/05/2016 19:53

Ata janë duke u sistemuar në hotele pasi që aeroplani me të cilin duhej të udhëtonin është ende në riparim në Stuttgart.

E kontaktuar nga Klan Kosova, zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka thënë se tashmë ka filluar puna për t’i sistemuar udhëtarët nëpër hotele pasi që ky udhëtim planifikohet të realizohet gjatë orëve të vona të mbrëmjes.