Udhëtimi i fundit i Mandelës

Afrika e Jugut varrosi sot birin e vet më të madh - Nelson Mandelën. Një ceremoni shtetërore i la udhë ceremonisë familjare të varrimit në fshatin e tij të fëmijërisë, Qunu.

Bota

15/12/2013 11:25

Trupi i Nelson Mandelës i është dorëzuar sot familjes për varrim pas një ceremonie shtetërore të mbajtur në fshatin e tij të fëmijësrisë Qunu.

Qasja në varrim, i cili do të kryhet në përputhje me ritet tradicionale Xhosa, ka qenë e kufizuar sipas dëshirave ët familjes së Mandelës, të cilët kanë ftuar vetëm disa qindra mysafirë specialë për ta përcjellë varrimin.

I burgosuri politik që u bë më vonë Presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut pati një ceremoni lotësh dhe një nderim ushtarak kur 21 të shtëna u hodhën përderisa trupi i tij qëndronte pranë të pranishmëve në ceremoni.

Arkivoli i mbuluar me një flamur ishte vendosur në një lëkurë të lopës, dhe ishte rrethuar me 95 qirinj- që simbolizonin vitet e jetës së sombolit të rezistencës paqësore që vdiq javën e kaluar pasi vuante për një kohë të gjatë nga sëmundja e mushkërive.

“Personi që pushon këtu është biri më i madh i Afrikës së Jugut”, tha Zëvendës Presidenti i Këshillit Kombëtar Afrikan, Cyril Ramaphosa, në hapje të ceremonisë.

E veja e Mandelës, Graca Machel, e cila i ka qendruar pranë në muajt e fundit të jetës, dukej e papajtueshme, bashkë me ish gruan e tij Winnie Madikizela – Mandela.

Edhe udhëheqësit e brishtë dhe të mplakur të luftës kundër apart’heidit ishin të pranishëm aty: George Bizos, Desmond Tutu dhe Ahmed Kathrada, zëri i të cilëve u tradhtua nga emocionet kur mbajtën fjalimet për mikun e tyre të dikurshëm.

“Unë e kam takuar atë për herë të parë para 67 viteve”, tha Kathrada, i cili bashkë em Mandelën, ishte dënuar me burg të përjetshëm në vitin 1963.