Udhëtimet e lira

Nuk ka mënyrë më të mirë për ta kaluar të ftohtit, stresin e punës dhe mendimet e këqija gjatë ditës, sesa ta kaloni një natë të lirë duke e organizuar udhëtimin tuaj të verës. Ajo për të cilën shpenzoni më shumë, si në nivelin ekonomik, ashtu edhe në energji. Nëse nuk jeni një fans i…

Lifestyle

21/11/2013 21:00

Nuk ka mënyrë më të mirë për ta kaluar të ftohtit, stresin e punës dhe mendimet e këqija gjatë ditës, sesa ta kaloni një natë të lirë duke e organizuar udhëtimin tuaj të verës. Ajo për të cilën shpenzoni më shumë, si në nivelin ekonomik, ashtu edhe në energji.

Nëse nuk jeni një fans i ‘last-minute’, për t’i gjetur ofertat më të mira mund të filloni qysh tash të kërkoni. Më poshtë mund t’i shihni pesë vendet më të lira për pushimet tua verore:

Banos, në Ekuador, është një vend perfekt për një aventurë të paharrueshme në mrekullinë e Amazonës. Për të fjetur, do t’i shpenzoni maksimum 5 euro, për të ngrënë, shumë më pak. Shifra më e lartë është ajo e biletës së aeroplanit, por më pas gjatë periudhës që rrini aty, do të kurseni shumë.

Goa është shteti më i vogël i Indisë. Plazhe të mrekullueshëm dhe të gjitha të ruajtura në mënyrë rigoroze. Si një ish koloni portugeze, e ruan shpirtin e ngrohtë evropian dhe misterin e kulturës indiane, gjithçka ‘low cost’.

Hanoi, kryeqytet i Vietnamit, është njëri prej qyteteve më të lira në jug-lindjen aziatike. Mund të prenotohet për dy euro nata dhe për një hotel super luksoz, ju mund t’i nxirrni pesë euro nga xhepi. I vetmi çmim më i lartë është ai i aeroplanit. Por, nëse e gjeni ofertën e duhur, me afro 500 euro mund të shkoni në Vietnam.

Det, diell, parqe natyrale me kafshë, relaks dhe qetësi. E gjitha kjo gjendet në Senegal. Bordi dhe akomodimi janë mjaft të lira, dhe nëse vendosni të ndaleni fillimit në Gambia, mund të kaloni edhe më lirë.

Rajoni Volta, në Ganë, është më orientalisti në dhjetë rajonet e vendit. Ruan disa nga parajsat natyrale më të bukura dhe më të paprishura në tokë. Ekskursione dhe ecje, gjumë dhe ushqim, gjithçka me shumë pak para të shpenzuara. Përse të paguani më shumë?