“Udhëtari në kohë” pretendon se i di numrat e lotarisë – tregon arsyen se pse nuk e luan atë! (Video)

Një njeri i cili pretendon të jetë nga 100 vjet nga e ardhmja ka hedhur disa deklarata interesante, duke thënë se ka punuar me CIA-n gjatë një eksperimenti udhëtues.

Fun

12/03/2018 17:21

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Alexander Smith, i cili thotë se një eksperiment i tillë e ka bërë atë që të “zgjohet” në vitin 2118.

Sipas Smith, shërbimi i inteligjencës i paguante atij një sasi të konsiderueshme parash për të testuar teknologjinë futuriste.

Por tani, pasi u kthye në kohën e tij të ligjshme, ai ka vendosur të zbulojë sekretet e asaj që pa.

Dhe një nga pyetjet në mendjen e të gjithëve ishte nëse ai i dinte numrat për Lotarinë Kombëtare të sponsorizuar nga shteti.

Kur u pyetën për lojën javore, Smith qeshi duke thënë: “Ishte e ndaluar rreptësisht të bëja gjithçka që do të rriste pasurinë time monetare. E shihni që CIA po më paguante shumë mirë për misionin tim”.

Por kjo nuk ishte e gjitha.

Ai zbuloi se edhe nëse ai donte të mashtronte sistemin, do të shkaktonte fatkeqësi për të ardhmen tonë. /Telegrafi/