Udhëtares i humbi akrepi, evakuohet treni

Pasagjerët e një treni që po udhëtonte nga Londra për në  Edingburgh u vonuan për në destinacion pasi që një gruaje i kishte ikur akrepi nga çanta.

Fun

03/01/2017 21:06

Stafi i trenit evakuoi rreth 20 persona në stacionin e Peterborough, aty kur ishte marrë vesh për mungesën e akrepit në çantën e gruas, transmeton arbresh.info.

Pasagjeri Harry Horton tha se kishte pare diçka të çuditshme kur udhëtaret e ulur para tij filluan të kërcenin nga karriget e tyre.

Policia i kishte thënë gruas ose të lejonte t’ia marrin akrepin ose të dilte së bashku me atë nga treni, dhe pas shumë kacafytjeve gruaja vendosi të dorëzoje akrepin.

Pas kësaj vonese treni vazhdoi udhëtimin ndërsa akrepi u dërgua në një park ekzotik.