Udhëheqësi i ISIS, el Baghdadi është plagosur rëndë

Udhëheqësi i Shtetit Islami, Ebu Bekr el-Baghdadi, thuhet se është në gjendje kritike, i plagosur nga një sulm ajror i udhëhequr nga SHBA-të, që për shënjestër kishte një konvoj të automjeteve ushtarake ku dyshohej se ndodheshin udhëheqësit e lartë të ISIS. 

Bota

09/11/2014 00:12

Ebu Bakr el-Baghdadi, i vetë-shpallur si kalif i Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ish ISIL / ISIS) është plagosur rëndë, gjatë një operacioni ajror të udhëhequr nga SHBA në qytetin irakian al-Qaim, bëjnë të ditur burime fisnore për Al Arabiya News Channel, përcjellë lajmi.net. 

Sulmet, të cilat të premtën vonë shkatërruan një kolonë të automjeteve, 10 kamionë, në shënjestër kishin një “mbledhje të udhëheqësve të ISIS” pranë Mosulit, ka njoftuar Komanda Qendrore amerikane, por Pentagoni nuk mundi të konfirmojë nëse al-Bagdadi ka qenë aty.

“Ne nuk mund të konfirmojë nëse udhëheqësi ISISL Ebu Bakr el-Baghdadi ka qenë në mesin e të pranishmëve”, u tha në deklaratë, duke theksuar se koalicioni i SHBA-ve vazhdon sulmet kundër grupit terrorist.

Deputeti në krahinën Irakut Anbar, Mohammed al-Karbouli, konfirmoi sulmin duke thënë se “avionë ndërkombëtarë të koalicionit kishin në shënjestër një takim të liderëve ISIS në qytetin Qaim që ndodhet në perëndim të Anbar, e që rezultoi me dhjetëra të vdekur dhe të plagosur. Sulmi shkaktoi konfuzion të rëndë në mesin e anëtarëve të ISIS, që pastaj bllokuan të gjitha rrugët në Qaim, në mënyrë që t’i transportojnë të plagosurit e tyre, dhe spitali ishte i mbushur me të plagosur”, raporton News Irakut.

Koloneli Patrick Ryder, një zëdhënës i Komandës Qendrore ka specifikuar se sulmi pranë al-Qaim shkatërroi edhe dy pika kontrolli të ISIS. 

“Unë mund të konfirmoj se avionët e koalicionit kanë kryer një seri të sulmeve ajrore mbrëmjen e djeshme në Irak kundër asaj që u vlerësua të jetë një mbledhje e udhëheqësve të ISIS afër Mosulit,” tha Ryder. Të paktën 50 trupa u sollën në morgun e Mosulit, i thanë zyrtarët Reuters-it.

Megjithatë, disa llogari në Tëitter të lidhura me ISIS i kanë hedhur poshtë pretendimet, duke thënë se Bagdadi është gjallë dhe mirë, dhe u kanë bërë thirrje të gjithë mbështetësve që t’i injorojnë lajmet e rreme sepse sipas tyre ato janë një “kurth”. (lajmi.net)