UÇK-ja i merr përsipër sulmet ndaj “tradhtarëve të popullit” (Foto)

Një letër me vulë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që u është shpërndarë medieve, thuhet se kjo organizatë merr përsipër granatimin e banesës së Sasha Mihajlkovit, që ndodhi para disa muajsh.

Lajme

06/02/2016 10:35

Në letrën që mban nënshkrimin e “Komandant Telit”, shkruan se UÇK-ja sulmoi edhe selinë e BDI-së në Reçicë, e këtë parti e quan çerdhe të tradhtisë së UÇK-së.

Në letër kërcënohet se UÇK-ja tash e tutje do të jetë më e ashpër në aksione “kundër tradhtarëve dhe armiqve tjerë të popullit”.

Letra e plotë:

20160206100322714