Uashingtoni kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetares kineze, Gao Yu

SHBA-ja u kërkoi autoriteteve kineze të lirojnë menjëherë gazetaren kineze Gao Yu, dënuar sot në Pekin me shtatë vjet burg për zbulim të sekreteve shtetërore.

Bota

17/04/2015 22:23

Ne u kërkojmë autoriteteve kineze të lirojnë menjëherë gazetaren Gao Yu dhe të respektojnë angazhimet që kanë marrë për të drejtat e njeriut”, theksoi një zyrtar i departamentit të shtetit.