U2 vijnë sivjet me album – Lajmi.net
U2 vijnë sivjet me album
Autori: Lajmi.net EntertainmentKulturë/ArteMix 22:30, 10 March 2014
U2
U2
Nuk keni arsye të mërziteni. Lajmi për shtyrjen e publikimit të albumit më të ri të U2 ishte i pavërtetë. Atë do të mund ta dëgjojmë gjatë vitit 2014.

Zëdhënësi i U2 ka përgënjeshtruar lajmet e fundit se bendi ka shtyrë publikimin e albumit më të ri të tyre për vitin 2015.

Në një shkrim të javës së kaluar, Billboard kishte paralajmëruar që mos të presim nga U2 për të na gëzuar gjatë këtij viti me album.

Por, kjo nuk është e vërtetë.

Duke folur për The Guardian, zëdhënësi i bendit ka mohuar kategorikisht një mundësi të tillë.

“Albumi i U2 planifikohet për këtë vit (2014)”, ka thënë ai.

Marrë parasysh paraqitjet e fundit në Golden Globe dhe publikimin e fundit të këngëve të reja ‘Ordinary Love’ dhe ‘Invisible’, të cilat janë shkarkuar falas 3 milionë herë, menjëherë u përhapën fjalët se U2 po rikthehen me album të ri përgjatë këtij viti.

 

U2 – Ordinary Love (Live)

Fjalët kyçe: U2

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bow Master
  • Play iStunt 2