U2: Kjo është goditja e parë direkte në muzikën në ‘Luftën e Terrorit’ (Video)

Bono Vox ka folur për sulmet në Paris.

ShowBiz

14/11/2015 23:44

Bono Vox dhe grupi i tij U2 anë vizituar sallën e koncerteve ‘Bataclan’ në Paris, aty ku dje janë vrarë shumë të pranishëm dhe janë mbajtur peng shumë të tjerë.

Ata për një intervistë kanë treguar se mbrëmë ishin duke ushtruar vetëm pak kilometra larg kësaj salle dhe kanë thënë se janë siguruar shpejtë sapo kanë dëgjuar shpërthimet, transmeton lajmi.net.

Bono a thënë se ata kanë anuluar koncertin që është dashur të mbahej sonte, ndërsa për sulmet ka thënë: “Nëse e mendojmë mirë, shumica e viktimave natën e kaluar ishin fansa të muzikës. Kjo është goditja e parë direkte në muzikën, në të ashtuquajturën ‘Luftë e Terrorit’. Është shumë irrituese. Këta janë njerëzit tanë. Mund të isha unë në atë koncert.”./Lajmi.net

YouTube player