U zhvish në moshën 15 vjeçare, Kate Moss thotë se vajzën nuk do e lejonte

44 vjeçarja pranon se nuk i pëlqente pozonte e zhveshur si adoleshente, por po përpiqej ta bënte atë në industri.

ShowBiz

14/09/2018 23:02

Kate Moss ka treguar se nuk e donte atë paraqitje në moshën 15 vjeçare dhe se nuk do ta linte kurrë vajzën e saj të vepronte njësoj, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Sopas “Daily Star” ajo pranoi në një emision televiziv amerikan: “Po, ka pasur presion. Kam punuar me një fotografe grua të quajtur Corinne Day dhe ajo gjithmonë donte të fotografohesha pa asgjë në trup”.

Ajo foli edhe për fotografinë gjysmë të zhveshur të shkrepur më 1993 për “Calvin Klein”.

E pyetur se çfarë këshille do t’u jepte modeleve më të reja, ajo tha: “Ato nuk duhet ta bëjnë këtë nëse nuk duan ta bëjnë. Unë nuk do të lija vajzën time ta bëjë atë “.

Ajo tha se do të mbështeste vajzën 15-vjeçare, Lila Grace Moss Hack – babai i së cilës është ish-Jefferson Hack – nëse ajo vendos të hyjë në botën e modelimit. /Lajmi.net/