U zhduk qëllimisht për dy ditë, çfarë zbuloi kjo e re kur u kthye në shtëpi

Gazetarja Esther Beadle, 29-vjeçare vendosi që të lë shtëpinë, punën dhe personin që e donte e të zhdukej pasi që përballej me një sëmundje metale që nga janari i vitit 2016.

Fun

08/05/2018 14:13

Pak javë para Krishtlindjeve, Esther u zhduk duke mos u bërë i ditur asnjë lajm rreth saj për dy ditë. Kurse lajmi që ajo është zhdukur mori dhenë duke u raportuar në media për të dhe familjarët bënin apel që ajo të gjendet.

Por pas dy ditëve, ajo u gjet pasi që kishte ecur rreth Londrës për 41 orë, e lodhur dhe në prag të vetëvrasjes.

Por kur u kthye, ajo pa se në postën e saj zanore kishte pranuar mesazhe pafund nga miqtë dhe familja madje edhe koleget e punës e shokët e shkollës. Këta e pyesnin “pse”, pse ajo donte të larohej nga ta se i thanë se kishin nevojë për të.
Pastaj ajo humbi familjen, punën dhe të dashurin me të cilin shpresonte një jetë dhe të ardhme, kurse Esther pranoj se beteja e vërtetë është kur kthehesh pasi që le lënë gjithçka.

Tani Esther po mundohet të “lundroj”  vetë dhe po dëshiron që të rris vetëdijen te njerëzit që janë të ftohur nga jeta dhe beson që duhet të ndërmerr diçka për të ndihmuar të tjerët.
Ajo vendosi që të rrëfehej ku si gazetare e pavarur publikoj një përshkrim të së gjithë kësaj aventure duke i lënë të tjerët të kuptojnë që beteja më e madhe  është kur kthehesh.
Esther po shërben si model inspirimi dhe nga përvoja e saj po mësojnë shumë njerëz.