U zgjua nga koma pas 8 muajsh, ajo zbuloi diçka të çuditshme

Një 22-vjeçare u zgjua nga koma pas tetë muajsh, por për habinë e të gjithëve ajo zbuloi se personi që e kishte çuar në këtë gjendje ishte i dashuri i saj.

Lifestyle

18/04/2018 17:00

Ky i fundit ishte vlerësuar si hero pasi kishte shpenzuar rreth 30 mijë euro për kurimin e saj. Ngjarja ka ndodhur në Kinë.

Sipas medieve vendase, Lin Yingying, ra në koma për shkak të një plage të rëndë në kokë. I dashuri 25-vjeçar, Liu Fenghe e kishte goditur me shkopin që hapen petët.

25-vjeçari kishte fituar simpatinë e medies, kur ishte shprehur se do i qëndronte pranë krevatit të dashurës përjetësisht. Ai mori borxh mijëra euro për kurimin e saj.

Por, kur vajza u zgjua nga koma zbuloi se i dashuri e kishte dhunuar disa herë, deri në ditën e ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë, pasi familjarët e morën vesh se kush ishte shkaktari i gjendjes së vajzës, babai bëri një padi në polici.