U vdes djali 6-vjeçar, por kur kthehen në shtëpi prindërit gjejnë‌…

Dy prindër të dërrmuar nga humbja e të birit 6-vjeçar janë përballur me një të papritur kur janë kthyer në shtëpi. Vogëlushi Leland Shoemake nga Pike County, Georgia, SHBA, kishte ndërruar jetë nga një infeksion i rrallë në tru.

Fun

29/05/2016 15:15

Prindërit menduan se nuk do të dëgjonin më asnjë fjalë prej tij, pas momentit kur zemra e djalit pushoi në spitalin pediatrik të Atlanta-s. Por, kur u kthyen në shtëpi, ata gjetën një letër të shkruar prej tij.

“Gjithmonë me ju! Faleminderit mami dhe babi. Ju dua shumë”. Kjo ishte letra e lamtumirës që vogëlushi kishte lënë për dy prindërit.

Nëna e tij e ka shpërndarë foton e letrës në rrjetet sociale. Edhe pse kjo ngjarje ka rreth 8 muaj që ka ndodhur, postimi klikohet dhe rishpërndahet ende.

“Sapo u kthyem në shtëpi për të marrë rrobat me të cilat do ta varrosnim, gjetëm këtë letër në sallon. Nuk e kam idenë se kur është shkruar, por ai ka qenë gjithnjë një fëmijë shumë i veçantë”, thotë nëna e djalit të vogël.