U transferua me shumë bujë te Barcelona, por tani po shkon në Kinë – Lajmi.net
U transferua me shumë bujë te Barcelona, por tani po shkon në Kinë
Autori: Lajmi.net La LigaLajme futbolliSport 14:41, 6 December 2018
Një transferimet më sensacionale të verës së këtij viti, Malcom, mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.

Anësori brazilian i transferuar te Barcelona nga skuadra franceze, Bordeaux, mund të transferohet në Kinë.

‘Goal.com’ raporton se është skuadra e Goungzhou Evergrande që po kërkon talentin brazilian të Barcelonës, përcjell ‘lajmi.net’.

Është trajneri i Goungzhou Evergrande, Fabio Cannavaro, që ka dhënë pëlqimin për transferimin e Malcom.

21 vjeçari gjatë kësaj vere, fillimisht kishte arritur marrëveshje me Romën, por kohë më pas kishte prishur atë marrëveshje për të kaluar në Barcelonë.

Te Barcelona, Malcom ka regjistruar pesë paraqitje në La Liga, por ende nuk ka gjetur rrjetën për golin e parë./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO