U tha se Milani ka arritur marrëveshje, por Barcelona nuk po heq dorë nga lojtari

Barcelona nuk ka hequr dorë nga Lucas Paqueta.

Sport

15/10/2018 14:38

Barcelona dëshiron që ta transferoj në janar mesfushorin e Flamengos, Lucas Paquetan.

Skuadra braziliane i ka bërë me dije asaj katalonase se për t’i marr shërbimet e mesfushorit, duhet të paguajnë 35 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.

Mediat evropiane ditë më parë raportuan se Milani kishte arritur marrëveshje me Paquetan, mirëpo Barcelona nuk dëshiron të heq dorë nga transferimin e tij. /Lajmi.net/