U tha se janë ndarë, Rihanna fotografohet me të dashurin Hassan Jameel

Rihannës ende nuk i intereson aspak që fotografohet nga paparacët me të dashurin e saj prej dy vitesh Hasaan Jameel.

ShowBiz

24/12/2018 09:10

Rihanna dhe i dashuri i saj bënë një dalje të fshehtë në një restorant të shtunën, shkruan Metro.co.uk, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja duket se po shijonte një natë me miliarderin Jameel në Malibu këtë fundjavë, por kur erdhi koha të largoheshin, Rihanna preferoi të dilte e vetme.

E veshur me një pallto, 30 vjeçarja po mbante flokët me duar, teksa nga aksesorët kishte një palë vathë të mëdhenjë.

Në anën tjetër, edhe Jameel sikurse Rihanna u largua me një truproje tjetër.

Rihanna dhe miliarderi filluan lidhjen për herë të parë në qershor të vitit 2017, kur u fotografuan duke u përqafuar dhe puthur në një pishinë gjatë një feste spanjolle, por nga ajo kohë kishin mbajtur këtë lidhje larg vëmendjes së medieve.

Ky takim vjen pas lajmeve se Rihanna ka incizuar 10 këngë për albumin e saj të ri, gjë të cilën ua kishte konfirmuar fansave vetë këngëtarja në rrjete sociale. /Lajmi.net/