U tha se do të ishte pjesë e ‘Këngës Magjike’, Elhaida Dani sqaron se çfarë ndodhi

Elhaida Dani është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

03/12/2018 10:52

Elhaida Dani përmes një fotografie të postuar ditë më parë në Instagram, bëri të gjithë të mendojnë se do të jetë pjesë e festivalit “Kënga Magjke”, në këtë edicion, shkruan lajmi.net.

Por, këngëtarja përmes një statusi ka treguar se nuk do të jetë pjesë e festivalit, këtë vit.

‘Hey të dashurit e mi. Për ju që po prisni daljen time në “Kënga Magjike”, nuk do të jem pjesëmarrëse. Fotoja që postova ishte vetëm një shaka. Por u uroj shumë suksese të gjithë pjesëmarrësve, shijojeni”, ka shkruar Elhaida.

Kujtojmë që finalja e madhe e “Këngës Magjike” mbahet më 8 dhjetor. /Lajmi.net/